Franca ua dërgon vendeve të BE-së propozimin për heqjen e vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut

Franca ua dërgon vendeve të BE-së propozimin për heqjen e vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut

Franca pritet që sot t’ua dërgoj vendeve anëtare të BE-së propozimin për heqjen e vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Pas këtij hapi, kryeministri bullgar Kiril Petkov do ta dërgojë në Kuvendin Popullor propozimin francez, njofton agjencia e lajmeve BGNES.

Kreu i Qeverisë bullgare ka paralajmëruar një “sulm brutal diplomatik” ndaj të gjithë politikanëve bullgarë nga ana e diplomatëve të huaj në Sofje. Sipas tij, më aktivë do të jenë diplomatët francezë, gjermanë dhe amerikanë.

Agjencia e lajmeve e cilëson si të pazakontë edhe heshtjen e presidentit Rumen Radev, i cili një muaj më parë falënderoi presidentin francez Macron për përpjekjet e tij për zgjidhjen e ngërçit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. /SHENJA/