Franca do të ndalë refugjatët në Kanalin e La Manshit

Franca do të ndalë refugjatët në Kanalin e La Manshit

Prej disa javësh refugjatët përpiqen që nga Franca përmes Kanalit të La Manshit të kalojnë në Britaninë e Madhe. Itinerari është i rrezikshëm. Parisi paraqiti në fundjavë një plan veprimi.

Qeveria e Francës ka paraqitur një plan veprimi, se si të reduktohet migrimi ilegal përmes Kanalit të La Manshit drejt Britanis së Madhe. Së pari ky vend do të forcojë kontrollet në porte dhe zonat bregdetare. Për këtë do të sensibilizohen edhe rojet në port dhe qendrat e marrjes me qira të varkave, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Christophe Castaner në Paris.

Përveç kësaj do të zgjerohet lufta kundër bandave të kontrabandistëve. Kalimi përmes këtij kanali duhet të ndalet, sepse është „jo vetëm ilegal, por edhe i rrezikshëm”, ka thënë Castaner. Prandaj është në interesin e Francës dhe Britanisë së Madhe, „të bëjnë gjithçka për të penguar ngritjen e rrjeteve të reja të kontrabandistëve”.