` . (FOTOLAJM) Kështu u duk sonte tubimi në Çair i Bekim Salit - TV SHENJA

(FOTOLAJM) Kështu u duk sonte tubimi në Çair i Bekim Salit

Gjatë mbrëmjes së sotme, koalicioni opozitar Alternativa- Aleanca për Shqiptarët, pati tubimin qendror në komunën e Çairit, në prag të zgjedhjeve të 17 tetorit. Në sallën “Enver Idrizi”, të pranishëm ishin shumë persona në përkrahje të kandidatit Bekim Sali. Bekim Sali, gjatë fjalimit të tij tha se është i bindur në fitoren më 17 tetor. Ai tha se gjatë ditëve të kaluar është takuar me mijëra njerëz, dhe shtoi se ua ka vërejtur lodhjen dhe trishtimin që e kanë. ‘Ata presin ndryshim dhe padyshim ky ndryshim vjen më 17 tetor. Nuk kemi kohë më për eksperimente fjalë boshe dhe shtrembërimeve, ka mbaruar koha e fjalëve të mëdha, tani është koha e punëve të mëdha, prandaj me 17 tetor do të fitojmë”, deklaroi Bekim Sali.