(FOTO) Tanket e shkatërruara ruse pushtojnë rrugët e Kievit

(FOTO) Tanket e shkatërruara ruse pushtojnë rrugët e Kievit

Rrugët dhe qytetet në Ukrainë janë të mbushura me pasojat e luftës 38-të ditore.

Sulmet ruse nuk janë më aq agresive sa ishin në javët e para, por pasojat mbeten katastrofike.

Qytete të braktisura, ndërtesa të rrënuara, shkatërrime shkollash dhe spitalesh janë disa nga pasojat e sulmeve ruse. Nuk mund të lemë pa përmendur viktimat, të plagosurit dhe refugjatët ukrainas.

Ushtarët ukrainas po përparojnë shumë ditët e fundit duke spostuar pushtimet ruse.

Fotot e publikuara tregojnë tanke të djegura dhe automjete ushtarake të shkatërruara në rrugët e braktisura të Ukrainës.

Presidenti Zelensky paralajmëroi se forcat në tërheqje të Moskës po lënë pas situata ‘katastrofike’ duke minuar zonat jashtë shtëpive të tyre, duke braktisur pajisjet e tyre të shkatërruara dhe ‘trupat e të vrarëve”, sipas Daily Mail.

President i Ukrainës i bën thirrje popullit të tij që rreziku vazhdon dhe duhet të presin sa situata të rregullohet.

Ende nuk është e mundur të ktheheni në jetën normale, si dikur, edhe në territoret që po rimarrim pas luftimeve. Duhet të presim derisa toka jonë të çminohet, prisni derisa të jemi në gjendje t’ju sigurojmë se nuk do të ketë bombardime të reja”, tha Zelensky në një video-mesazh drejtuar ukrainasve.