` . (FOTO) Digjen dy vetura të EVN-së në Tetovë - TV SHENJA

(FOTO) Digjen dy vetura të EVN-së në Tetovë

Pas mesnate zjarrfikësit e rajonit të Tetovës kanë intervenuar në shuarjen e dy makinave të kompanisë energjetike EVN-Maqedoni të cilat ishin kapluar nga zjarri në një interval kohor prej 30 minutave, njofton Shenja.

“Pas mesnate një numër i madh i qytetarëve kanë lajmëruar se ka vetura të djegura, Kemi intervenuar në veturat e djegura në rrugën “Ivo Ribar Llola” dhe në kompleksin e ndërtesave Bllok 70. Pas një intervenimi të shkurtër kemi arritur të lokalizojmë zjarrin”, deklaroi Uka Aliti, komandant i ekipit të zjarrfikësve në rajonin e Tetovës.

Ende nuk ka informata se si ka ndodhur rasti në fjalë, ndërkaq kontrolle në vendngjarje ka kryer edhe ekipi i policisë së Tetovës. /SHENJA/