` . (Foto) Betonizim alarmues i bregut të Liqenit të Ohrit - TV SHENJA

(Foto) Betonizim alarmues i bregut të Liqenit të Ohrit

Qytetarët po raportojnë për pesë shtëpi pushimi që me gjasë po ndërtohen nga kryetari i Komunës dhe të afërmit e tij në kampingun e Livadhishtes, në një tokë në pronësi të Elektranave të Maqedonisë së Veriut (ESM), ku zëvendësdrejtori i përket BDI-së.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerëson se ky krim i ri urban dhe mjedisor vjen vetëm disa javë pasi partia e tyre njoftoi për ribrendimin e saj si parti e gjelbër.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të ndërpresë menjëherë këtë ndërtim ilegal, ndërsa inspektorati dhe prokuroria të sigurojnë ndërmarrjen e masave adekuate kundër porositësve”, vlerëson koalicioni. /SHENJA/