Forumi i Biznesit Maqedoni e Veriut- Bullgari “Deri në një miliard dhe përtej”

Forumi i Biznesit Maqedoni e Veriut- Bullgari “Deri në një miliard dhe përtej”

Nën organizimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Nikollaj Millkov, sot do të mbahet “Forumi i Biznesit në Shkup.

Forumi, siç bëri të ditur MPJ-ja, realizohet nën moton “Deri në një miliard dhe përtej”, në shenj të projektimit të një miliard eurove të shkëmbimit tregtar këtë vit, mes të dyja shteteve.

Në forum do të marrin pjesë aktivisht përfaqësues të komunitetit të biznesit, odave më të mëdha ekonomike, si dhe institucione të sektorit ekonomik nga të dyja shtetet.

“Krahas pjesës zyrtare të programit, janë planifikuar takime të shumta të përfaqësuesve të bizneseve nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, si dhe nënshkrimi i shumë marrëveshjeve biznesore”, kumtoi MPJ-ja.