` . Formula 1: Hamilton “mbret” në Portugali, Verstappen nuk i ndahet - TV SHENJA

Formula 1: Hamilton “mbret” në Portugali, Verstappen nuk i ndahet

Lewis Hamilton ka shkëlqyer në Çmimin e Madh të Portugalisë, pasi u rendit i pari. Britaniku, kampion bote në fuqi, bëri dy parakalime të shkëlqyera, ndaj Max Verstappen dhe shokut të tij të skuadrës, Valery Bottas që në start.
Sergio Perez me McLaren u rendit në vendin e katërt, ndërkohë që la pas vetes Lando Norris dhe Leclerk të Ferrarit. Garë befasuese nga pilotët e Alpine, që morën vendin e shtatë dhe të tetë. Esteban Ocone u rendit pas ish-kampionit të botës, Fernando Alonso.

Për Hamilton kjo ishte fitorja e dytë sezonale. Britaniku ka shkuar në kuotën e 69 pikëve dhe renditet i pari në kampionatin aktual të Formula 1, duke lënë pas Max Verstappen me 61 pikë, kurse i treti është Lando Norris.