Formalizohet shoqata e parë e Apple në SHBA

Formalizohet shoqata e parë e Apple në SHBA

Punonjësit e një dyqani të Apple në Maryland kanë votuar për krijimin e një shoqate, e cila është e para për gjigandin e teknologjisë në Shtetet e Bashkuara.

Ky është dyqani i tretë i Apple që merr iniciativën për krijimin e një shoqate, por i pari që mban me sukses një votim.

Koalicioni i Organizuar i Punonjësve të Tregtisë i dërgoi një letër të hapur kompanisë në maj, duke thënë se shoqata do t’i ndihmonte punonjësit të fitonin qasje në të drejta që aktualisht nuk i gëzojnë. Megjithatë, grupi shkruante se nuk dëshironte të krijonte konflikte me bordin drejtues.
Kjo praktikë është më pak e zakonshme në Shtetet e Bashkuara sesa në shumë vende të Europës, por sërish ajo mbrohet me ligj.

Krijimi i një shoqate përfshin ose njohjen e saj nga kompania, ose mbledhjen e firmave të të paktën 30% të punonjësve, në mënyrë që Bordi Kombëtar për Marrëdhëniet e Punës të mbajë zgjedhje zyrtare. /Euronews/