Formacionet zyrtare, Shqipëri-Estoni/ Reja ndryshon kombëtaren, konfirmohen dy lojtarë

Formacionet zyrtare, Shqipëri-Estoni/ Reja ndryshon kombëtaren, konfirmohen dy lojtarë

Pas dy zhgënjimeve në ndeshjet zyrtare të Nations League ndaj Islandës dhe Izraelit, Shqipëria zbret sërish në fushë, këtë herë për miqësoren ndaj Estonisë. Trajneri Edy Reja ka përzgjedhur formacionin titullar teksa italiani ka vendosur t’i japë besim lojtarëve të cilët kanë pasur pak apo aspak minuta në këtë grumbullim me kombëtaren.

Kështu, në portë e nis si titullar Gentian Selmani, ndërsa në mbrojtje debuton Ardian Bajrami dhe përkrah tij rreshtohen Enea Mihaj dhe Erjon Hoxhallari. Ndërkohë, në pesëshen e mesfushës, Veseli dhe Hysaj konfirmohen titullar në krahë ashtu siç ishin ndaj Izraelit ndërsa në këtë repart luajnë edhe Çokaj, Ramadani e Çekiçi. Në sulm, dyshja Taulant Seferi-Giacomo Vrioni.

Formacioni zyrtar:

Shqipëria: Selmani, Bajrami, Mihaj, Hoxhallari, Veseli, Çokaj, Ramadani, Çekiçi, Hysaj, Seferi, Vrioni
Trajner: Edy Reja

Estonia: Igonen, Kuusk, Paskotsi, Lukka, Purl, Peetson, Soomets, Poom, Miller, Sorga, Zenjov
Trajner: Thomas Häberli