Ford teston teknologjinë e cila automatikisht e ngadalëson shpejtësinë në limitin e kërkuar

Ford teston teknologjinë e cila automatikisht e ngadalëson shpejtësinë në limitin e kërkuar

Në të ardhmen e afërt, vetura e juaj do të ju ndihmojë që mos të merrni gjoba të tejkalimit të shpejtësisë, duke e ulur automatikisht shpejtësinë në limitin e kërkuar.

Ford po e teston teknologjinë e cila në mënyrë automatike e përshtat shpejtësinë në zonat ku ka limit të shpejtësisë, pa i parë shenjat e trafikut, ose pa marrë ndonjë komandë nga shoferi.

Kjo teknologji në dukje të parë nuk është aq e thjeshtë, por nuk është edhe aq komplekse.

Teknologjia u quajt Geofencing Speed Limit Control, dhe mbështetet në sisteme të ndryshme të cilat e mbështesin funksionimin e saj, transmeton Telegrafi.

Normalisht kjo teknologji kërkon një veturë me sisteme të avancuara dhe disa matje të bëra nga vetë shoferi në mënyrë që të funksionojë.

Nga këtu futet në kontroll sistemi geofencing, i cili merr të dhënat nga GPS, dhe gjatë rrugës, automatikisht zvogëlon shpejtësinë aty ku kërkohet, ndryshe nga disa vetura të tjera që e kanë aftësinë që të lexojnë shenjat rrugore. /Telegrafi/