Ford tërheq më shumë se 450,000 kamionçina F-150 për shkak të dështimit të fshirësit të xhamit

Ford tërheq më shumë se 450,000 kamionçina F-150 për shkak të dështimit të fshirësit të xhamit

Ford ka njoftuar tërheqjen e më shumë se 450,000 kamionçinave F-150 nga viti i modelit 2021 dhe 2022 sepse fshirësit e xhamit të tyre mund të ndalojnë së punuari.

Ky është zgjerimi i një tërheqje ekzistuese të më shumë se 157,000 kamionçinave F-150 nga viti i modelit 2021.

Nëse kjo ndodh gjatë shiut ose borës dhe shoferët nuk mund të shohin se ku po shkojnë, kjo mund të çojë në një aksident, raporton consumerreports.org, transmeton Telegrafi.

Raportohet se ky problem në fakt u shkaktua nga një grup defektesh në motorin e fshirësit të xhamit.

Ford i tha Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada, se, që nga 13 tetori 2022, kompania është në dijeni të 1,378 raporteve të garancisë globalisht, por nuk ka përplasje apo lëndime të lidhura.

Përfaqësitë e Ford do të zëvendësojnë motorët me defekt, dhe këtë do ta bëjnë pa pagesë.