Forcat ruse nisin sulme të reja drejt zonave të banuara në lindje të Ukrainës

Forcat ruse nisin sulme të reja drejt zonave të banuara në lindje të Ukrainës

Forcat ruse kanë nisur sulme të reja në lindje të Ukrainës, Bahmut dhe Avdijavka.

Këto sulme të reja vijnë teksa presidenti ukrainas, Volomdymyr Zelensky, tha se miliona civilë janë në errësirë dhe në të ftohtë, pasi Moska ka goditur linjat elektrike dhe infrastrukturën civile në këtë zonë.

Forcat ruse kanë kryer dy sulme ajrore dhe 44 sulme me raketa ndaj pozicioneve ushtarake ukrainase dhe zonave të banuara gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm ukrainas.
Sipas shtabit, janë goditur 25 vendbanime përreth Bahmutit dhe Avdijavkës, që janë dy pikat qendrore ku Rusia po e përqendron ofensivën e saj në Donjeck.

Luhansku dhe Harkivi janë dy rajonet e tjera, përveç Donjeckut, ku Rusia po sulmon vazhdimisht.

Ndërkaq, në rajonin jugor të Hersonit, Rusia ka bombarduar zonat e banuara.

Ushtria ukrainase tha se i është përgjigjur një sulmi rus pranë Novobilozerkës, në rajonin e Zaporizhias.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë tha se gjatë dy ditëve të fundit, Luhansku dhe Donjecku kanë qenë subjekt i sulmeve më të rënda ruse, por Moska ka pasur pak sukses.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se rreth 9 milionë persona kanë mbetur pa energji elektrike për

Kujtojmë se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke shkaktuar vdekje, plagosje dhe zhvendosje masive të vendasve.