` . Flick te Gjermania pas Euro 2020, e konfirmon edhe Bierhoff! - TV SHENJA

Flick te Gjermania pas Euro 2020, e konfirmon edhe Bierhoff!

Marin konfirmim zërat për kalimin e Hansi Flick në stolin e kombëtares gjermane në përfundim të Euro 2020. Ka qenë vetë Olivier Bierhoff që ka konfirmuar gjithçka. Menaxheri i përgjithshëm i ekipit kombëtares gjermane ka folur në lidhje me këtë temë për Abendzeitung. “Kam besim se do të jetë Flick trajneri i ri, e di se sa i rëndësishëm është ai për Gjermaninë. Vendosëm të mos i intensifikonim bisedimet me të përpara se Bayerni të fitonte titullin, por mund ta bëjmë tani një gjë të tillë“, deklaroi ish-sulmuesi i njohur gjerman.  Joachim Low sipas të gjitha gjasave do t’i japë lamtumirën përfaqësueses së pancerave në momentin që Gjermania do të mbyllë aventurën në Euro 2020 me Low-n që do të largohet nga Gjermania pas plot 15 vitesh.