Fjalimi në KiE, Rama: S’erdhën në darkë se s’u erdhi mirë, turpin ta mbajnë

Fjalimi në KiE, Rama: S’erdhën në darkë se s’u erdhi mirë, turpin ta mbajnë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se fjalimi i tij në Këshillin e Evropës nuk është pritur mirë nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse.

Gjatë një vizite në Gjirokastër, Rama ka thënë se fakti që ata refuzuan të ishin pjesë e darkës që kishte organizuar Shqipëria tregonte pastër qëndrimet e tyre karshi fjalimit të tij i cili nga politikanët kosovarë u cilësua si historik.

Por, i pari i qeverisë shqiptare është zotuar që çështjes së raportit të Dick Marty t’i shkojë deri në fund.

“Unë nuk iu ndahem atyre deri në fund, nuk e di a do e arrijmë atë që duhet. Për mua ishte si nota në provim, kur tha që nuk vijnë në darkë, po të vinin në darkë dhe ta kalonin bukur, tregon që nuk i bënte përshtypje, ai ishte një turp, që o ta mbajnë o ta lënë, ne nuk e mbajmë më”, ka thënë Rama./Euronews.al