Fitore në frymën e fundit, Haaland nderon përsëri Manchester City

Fitore në frymën e fundit, Haaland nderon përsëri Manchester City

Manchester City fitoi me rezultatin 2-1 në shtëpi ndaj Fulham teksa ai që vendosi ndeshjen ishte Erling Haaland në limitet e ndeshjes. Norvegjezi shndërroi në gol një 11-metërsh dhe ndezi festën në Etihad Stadium për një sukses që mund të konsiderohet me plot gojën dramatic për mënyrën si erdhi pas vendasit luajtën për pjesën më të madhe të kohës me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Joao Cancelos.

Sa i përket kronikës së sfidës, The Citizens e nisën mirë ndeshjen teksa gjetën të parët avantazhin me anë të Julian Alvarez në minutën e 16-të.
Argjentinasi shfrytëzoi maksimalisht një asist të Gundogan, dhe pavarësisht pozicionit të vështirë gjeti koordinimin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë. Ky ishte goli i tretë për Alvarez në këtë sezon të Premier League, me trajnerin Pep Guardiola që i beson gjithnjë e më shumë.