` . Fitore me “aromë” titulli, Ramos i mjafton Real Madridit për “arratisjen” nga Barcelona - TV SHENJA

Fitore me “aromë” titulli, Ramos i mjafton Real Madridit për “arratisjen” nga Barcelona

Real Madridi ka fituar me shumë vështirësi ndaj Getafes me rezultatin minimal 1:0, njofton Shenja. Ndonëse u mendua se madrilenët do të triumfojnë shumë lehtë, megjithatë nuk ndodhi kështu. Gjatë pjesës së parë Reali krijoi disa raste, mirëpo në pushim u shkua me rrjeta të paprekura, transmeton Shenja.

Ekipi i trajnerit Zidane vuajti deri në minutën e 79-të, kur Ramos dërgoi në rrjetë një penalti. Kapiteni nuk gaboi nga 11 metra duke i dhënë 3 pikë të arta ekipit të tij. Tashmë Reali kryeson me 74 pikë, 4 më shumë se Barcelona në vendin e dytë.

Samir Sinani /SHENJA/