Fitojnë Shkupi dhe Shkëndija, humb Struga nga Pobeda

Fitojnë Shkupi dhe Shkëndija, humb Struga nga Pobeda

Me katër ndeshjet e ditës së sotme është mbyllur xhiroja e 12-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kampionët në fuqi, Shkupi mundën Tikveshin në Çair me rezultatin 4:2. Katër golat e triumfit për bardhekaltërit i realizuan Mlladenovski, Alvarez, Demiri dhe Gagi. Fitore ka marrë edhe Shkëndija në transfertën me Skopjen, duke fituar falë një golit të Dorievit. Ndërkohë, Struga Trim Lum ka humbur nga Pobeda me dy golat e shqiptarit Atdhe Mazari, përderisa Rabotniçki u mposht nga Sileksi me shifrat minimale 0:1. Xhiroja e radhës dhe e 13-ta në elitë do të zhvillohet në fundjavë.