Fisnik Zuka, futbollist i lirë pas largimit nga Renova

Fisnik Zuka, futbollist i lirë pas largimit nga Renova

Fisnik Zuka është futbollist i lirë.

Mbrojtësi i krahut të majtë është i radhës që është larguar nga skuadra e Renovës.

26 vjeçari ju bashkua skuadrës tetovare në janar të këtij viti, duke u teansferuar nga radhët e Shkupit.

Te këta të fundit, Zuka u transferua verë e kaluar dhe luajti vetëm një gjysmësezoni me bardheblutë.

Shkupjani më herët ka qenë pjesë edhe e Rabotniçkit dhe Flamurtarit në Shqipëri, përderisa karrierën profesionale e ka nisur te Shkupi, ku ka luajtur për tre sezone radhazi nga viti 2015 deri në 2018-tën.