Firmino zgjedhet futbollisti më i mirë brazilian që luan në Evropë

Firmino zgjedhet futbollisti më i mirë brazilian që luan në Evropë

Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino ka rrëmbyer çmimin “Samba Gold 2018”, transmeton Koha.net.

Ky çmim i jepet futbollistit më të mirë nga Brazili që luan në Evropë, dhe fituesin e vendosin gazetarët, “VIP-at”, si dhe nga fansat online.

Firmino doli i pari me 21.79 për qind të votave, duke lënë prapa Marcelon me 20.51 për qind, dhe Neymarin me 18.67 për qind.