Fiorentina e Napoli ndajnë pikët

Fiorentina e Napoli ndajnë pikët

Nuk ka pasur fitues në derbin e javës së 23-të në Serie A ndërmjet Fiorentinës dhe Napolit.

I gjithë takimi ishte i balancuar, për një nuancë të dominuar nga Napoli megjithatë pa efikasitet, transmeton Koha.net.

Për 90 minuta asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit, duke ndarë pikët kështu me rezultat prej 0-0.

Në vendin e dytë Napoli ka 52 pikë, derisa Fiorentina në vendin e nëntë ka 32 pikë.