Fillon takimi Erdoğan-Zelenskyy në Lviv të Ukrainës

Fillon takimi Erdoğan-Zelenskyy në Lviv të Ukrainës

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi Erdoğan-Zelenskyy ka filluar në Pallatin Potocki.

Presidenti Erdoğan, pas takimit kokë më kokë me Zelenskyy, në Pallatin Potocki, do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Pas takimit, Erdoğan, Zelenskyy dhe Guterres, do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për media.