Fillon seanca për ndryshimet kushtetuese

Pas shumë prolongimeve, sapo filloi seanca për ndryshimet kushtetuese. Paraprakisht nga shumica parlamentare kanë informuar se kanë arritur marrëveshje për dallimet lidhur me amendamentet e dorëzuara ndaj amendamenteve kushtetuese dhe se tashmë është siguruar shumica e nevojshme prej dy të tretave të votave, njofton SHENJA.
Në këtë fazë të fundit të ndryshimeve kushtetueese nuk marrin pjesë deputetët e VMRO-DPMNE-së, por marrin pjesë 8 deputetët e grupit të pavarur parlamentar, paraprakisht të përjashtuar nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë”, të cilët do të ofrojnë mbështetje për ndryshimet. Kjo është dita e tretë që po tentohet që të mblidhen numrat e nevojshme dhe i vetmi që ka mbajtur fjalim në këtë fazë nga seanca plenare është kryeministri Zoran Zaev.
Nëse këto ndryshime kalojnë në Kuvendin e Maqedonisë, ngelet që të bëhet ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës në Parlamentin Grek, ku edhe duhet të nënshkruhet protokolli për anëtarësim të Maqedonisë në Nato.
Ajnur Bafqari /SHENJA/