Fillon protesta para Kuvendit kundër propozimit francez

Fillon protesta para Kuvendit kundër propozimit francez

Qytetarët kanë filluar të mblidhen para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku sot, në rend ditë është votimi i propozimit francez.
Sot është dita e 11 e protestave, të organizuara nga opozita maqedonase VMRO-DPMNE dhe Levica, të cilët kundërshtojnë propozimin e presidencës franceze për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Gjatë ditës në Kuvend pritet të votohet propozimi, ndërsa fjalim do të ketë edhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Fod Der Lajen. /SHENJA/