` . Fillon procesi gjyqësor për rastin “Zhvatja2”, Remenski kërkon largimin e Ruskoskës nga lënda - TV-SHENJA

Fillon procesi gjyqësor për rastin “Zhvatja2”, Remenski kërkon largimin e Ruskoskës nga lënda

Babë e birë, u ulën në karriga të të akuzuarve. Bojan Jovanovski, akuzohet për larje parash dhe mashtrim, ndërsa babai i tij Mile Jovanovski për ndihmës në mashtrim dhe larje parash, por edhe për mbajtje të armës dhe municionit pa leje. Që të dy të akuzuar janë në rastin “Zhvatja 2”, së bashku me deputeten e Frosina Remenskin, e cili akuzohet për ndihmës ne mashtrim, Jasna Mandiq dhe Hristina Bllazhevska, ndihmës në mashtrim dhe larje parash.

Pasi përfundoi “Zhvatja”, ku Boki u denua me 9 vite burg, nisi “Zhvatja 2”, lëndë e cila u hap më 3 janar të këtij viti dhe ka të bëjë me financimin e organizatës joqeveritare “Aleanca Ndërkombëtare”, e cila është nën udhëheqjen e Bojan Jovanovskit.

Në seancën e parë për këtë rast, Boki 13 njoftoi se tashmë kishte kërkuar që ai të largohet nga udhëheqja e “Aleancës Ndërkombëtare” dhe atë si subjekt juridik në gjykatë ta përfaqësoj një avokat të cilën ai e kishte autorizuar.

Ndërsa, Frosina Remenski kërkoi largimin e prokurores së lëndës Villma Ruskovska, gjë që bëri të anulohet seanca e sotme dhe do të vazhdoj më 21 korrik.

Emine Ismaili /SHENJA/