Fillon periudha e provimit të gushtit të maturës shtetërore

Fillon periudha e provimit të gushtit të maturës shtetërore

Maturantët e vitit akademik 2021/2022 të cilët nuk e kanë kaluar maturën shtetërore në sesionin e provimit të qershorit ose nuk e kanë mbaruar plotësisht, sot dhe të premten (12 gusht) do t’i nënshtrohen dy provimeve eksterne në periudhën e provimeve të gushtit dhe të premten.

Provimi i parë ekstern (i detyrueshëm) është për gjuhën amtare (maqedonisht, shqip ose turqisht) dhe letërsi, kurse provimi i dytë ekstern është me dëshirë nga lëndët: matematikë, gjuhë e huaj (anglisht, frëngjisht, gjermanisht ose rusisht), estetikë dhe filozofi.

Qendra shtetërore e provimeve kumtoi muajin e kaluar se rezultati mesatar i dy provimeve eksterne të mbajtura në qershor ishte 3,78 dhe ishte më i lartë se viti i kaluar shkollor 2020/2021 kur ishte 3,61.

Në maturën shtetërore gjatë provimeve të qershorit janë regjistruar 15.899 kandidatë (7.135 nga shkollat ​​e mesme, 8.504 nga shkollat ​​profesionale dhe 260 nga shkollat ​​artistike).

Këtë vit matura shtetërore u realizua sipas marrëveshjes me gjimnazistët, pra dy lëndë eksterne, dy interne dhe një projekt detyrë dhe sipas programeve të provimeve të shkurtuara.