Fillon gjykimi për rastin e vrasjes së ambasadorit rus Karlov

Fillon gjykimi për rastin e vrasjes së ambasadorit rus Karlov

Seanca e parë gjyqësore për rastin e vrasjes së ambasadorit të Rusisë në Ankara, Andrey Karlov, më 19 dhjetor 2016, ku gjykohen 28 persona në mesin e të cilëve edhe kreu i organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen, ka filluar sot në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Në seancën e cila filloi në Gjykatën e 2-të Penale për Krime të Rëndë në Ankara, përveç të pandehurve marrin pjesë edhe dy persona që janë plagosur gjatë rastit si dhe avokatët e të pandehurve.

Seanca gjyqësore gjithashu ndiqet nga një grup i gazetarëve të huaj.

Karlov u vra gjatë hapjes së një galerie të arteve në Ankara më 19 dhjetor të vitit 2016 nga Mevlüt Mert Altıntaş, oficer policie jashtë detyre i lidhur me FETO-n. Altıntaş u qëllua për vdekje nga policia gjatë një përleshjeje.

Si rezultat i hetimit të bërë mbi rastin, ishte ngritur padi për 28 persona në mesin e të cilëve edhe ndaj kreut të organizatës terrosite FETO, Gülen.

Në aktakuzë për 16 të pandehur së bashku me Gülen kërkohet burgim i përjetshëm i rënduar, për shkak të “përpjekjes për të shfuqizuar rendin kushtetues” dhe “vrasje me planifikim për qëllime terroriste”, si dhe burgime me kohëzgjatje të ndryshme për “nxitje për vrasje me planifikim për qëllime terroriste” dhe “për përpjekje për vrasje me qëllime terroriste”.

Ndërkohë për 12 të pandehur të tjerë nuk ishin të zbuluar marrëdhënie e drejtpërdrejtë për vrasjen, por se për shkak të anëtarësisë në organizatën terroriste FETO, ishte kërkuar 7 vjet e gjysëm deri në 15 vjet burgim për shkak të “anëtarësisë në ogranizatë të armatosur terrorist”.

Në aktakuzë thuhet se grupi thuri komplotin e vrasjes, e planifikuar si një “provokim” për të dëmtuar marrëdhëniet turko-ruse.

Në aktakuzë si ankues janë bashkëshortja e ambasadorit, Marina Mihaylovna Karlova si dhe të plagosurit në sulm Anıl Değer, Leyla Gündoğan dhe Anastas Zimrikaki.

Disa nga të pandehurit si Gülen, Şerif Ali Tekalan dhe Emrullah Uslu janë në arrati.