Fillon debati për votëbesimin e Qeverisë greke (Video)

Fillon debati për votëbesimin e Qeverisë greke (Video)

Sot në Parlamentin grek fillon debati rreth votëbesimit të Qeverisë, me kërkesë të kryeministrit Aleksis Cipras, i cili do të përfundojë të mërkurën në mbrëmje me votim.  Cipras në fjalimin e tij gjatë këtij debati, tha se me ndërrimin e pushtetit në Shkup dhe disfatën e Gruevskit, janë krijuar mundësi të mëdha si për Greqinë, ashtu edhe për vendet fqinje por, edhe për rajonin. Ai theksoi se në përpjekjet e tij është përkushtuar me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj historisë, ndaj interesit nacional, por edhe me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj ardhmërisë së vendit dhe rajonit.

Aleksis Cipras, kryeministër i Greqisë
“Është një mundësi e madhe që të zgjidhet një çështje të pazgjidhur historike, politike dhe diplomatike prej shumë dekadash. Ndëgjegjia ime dhe detyra ime patriotike ma kanë imponuar që të shfrytëzoj këtë mundësi historike, duke e ditur se kjo do të ketë çmim politik. Nga momenti i parë së bashku me ministrin e atëhershëm të Jashtëm, Nikos Kocias i jemi përkushtuar me gjithë shpirt përpjekjes së madhe për zgjidhjen e këtij dallimi për emrin e vendit fqinj, që paraqiste dhe paraqet,  rëndëse të madhe në diplomaci dhe politikën e jashtme të vendit, nëse akoma nuk zgjidhet, por paraqet edhe gjëmb të madh për stabilitetin në rajon”.

Ndërkohë, kreu i Partisë së Grekëve të Pavarur, Panos Kammenos deklaroi se me të gjitha mënyrat, çka i posedon në mënyrë kushtetuese, do të lufton që Qeveria të mos fitojë besimin, sepse kjo ka të bëjë me Marrëveshjen e Prespës dhe do të bëj gjithçka që marrëveshja të bllokohet.

Panos Kamenos, Grekët e Pavarur
“Kjo qeveri kërkon votë besimin për Marrëveshjen e Prespës, sipas kësaj kjo qeveri nuk ka besimin tonë. Dhashë Zoti që Tsipras të ndryshonte mendimin, u përpjeka shumë rreth kësaj. Do të bëjë gjithçka që të bllokojë marrëveshjen e Prespës, ndërsa të dielën do të marrim pjesë në protestën e caktuar në Athinë”.

Lideri i “Grekëve të Pavarur” i ka bërë thirrje liderit të Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis që ta pranojë kushtin e tij “që të mos ketë asnjë zgjidhje me termin Maqedonia dhe të mos bisedohet për marrëveshje si ajo e marrëveshjes së Prespës me termin Maqedoni”. Teuta Buçi /SHENJA/