Filloi takimi Kurti- Vuçiq

Filloi takimi Kurti- Vuçiq

Bëhet e ditur se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur në vendin ku do mbahet takimi i nivelit të lartë të dialogut Kosovës-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së.

Kurti në ndërtesën ku mbahet takimi ka hyrë përmes një hyrje alternative.

Ky takim do të ndërmjetësohet edhe nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i përkrahur nga i Dërguari i Posaçëm, Miroslav Lajçak.