Filloi raundi i dytë i takimit trepalësh në Bruksel

Filloi raundi i dytë i takimit trepalësh në Bruksel

Ka filluar raundi i dytë i takimit trepalësh ndërmjet përfaqësuesve të BE-së me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Më herët, veçmas, kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borell dhe i dërguari special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, kanë biseduar me Kurtin dhe Vuçiqin.

Në Bruksel më herët ka përfunduar takimi i parë trepalësh mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, dhe ndërmjetësve evropianë në dialog, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak, raporton tanjug, përcjell Klankosova.tv

Në takimin trepalësh mori pjesë edhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.