` . Filipçe: Tre pacientë janë shëruar, masat do ta shkurtojnë rrugën e përhapjes së koronavirusit - TV-SHENJA

Filipçe: Tre pacientë janë shëruar, masat do ta shkurtojnë rrugën e përhapjes së koronavirusit

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë  se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 24 raste të reja me koroanvirus. Ka edhe një pacientë i lidhur me klinikën për lëkurë në Shkup. Numri i përgjithshëm deri në orën 12.00 sot është 201, tha ministri Filipçe.

“Një pacientë është lëshuar për kurim shtëpiak në gjendje të mirë me dy teste negative. Po përgatitet të lëshohet edhe një paciente nga Shkupi e cila ka dy teste negative. Me këtë kemi tre të shëruar dhe tre të vdekur”, tha Filipçe, raporton SHENJA.

Ai shtoi se gjendja është e mirë e pacientëve në Shtip.

Qeveria tha se ka sjellë vendim me të cilën ndalon lëvizjen në vikend nga ora 16:00 deri në orën 05:00.

“Kjo është masë duke i pasur parasysh përvojat e gjithë botës, është masë e cila e jep rezultate të mira, me siguri i jep fund  zgjerimit të rrugës së virusit”, tha Filipçe.