` . Filipçe: Nuk ka ende vendim për hapjen e kufijve! - TV SHENJA

Filipçe: Nuk ka ende vendim për hapjen e kufijve!

Në lidhje me hapjen e kufijve, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi se është e vërtet se disa herë është anuluar hapja e kufijve. Ai tha se grupi i formuar në kuadër të vendeve të Ballkanit Perëndimor plus Bullgaria dhe Greqia po bisedojnë për të parë situatën epidemiologjike në rajon dhe për të sjellë vendime.

“Bëhet fjalë për grup punues nga më shumë vende të Ballkanit Perëndimor, plus Bullgaria dhe Greqia. Kjo me qëllim që të bëhet politik e përbashkët. Në këtë moment ende bisedojnë ato njerëz në kuadër të atij grupi. Nuk do ta tregoj tani kohën se kur do të bëhet. Tani për momentin po bisedohet intensivisht dhe në momentin kur do të ketë konsensus ta finalizojmë këtë moment të parë do të sjellim edhe vendim”, ka deklaruar ministri Filipçe, raporton SHENJA.