` . Filipçe: Masat po japin efekt, gjatë prillit arrijnë 20 mijë doza të vaksinës "Pfizer" - TV SHENJA

Filipçe: Masat po japin efekt, gjatë prillit arrijnë 20 mijë doza të vaksinës “Pfizer”

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot u shpreh se numri i personave të infektuar me COVID-19 ka shënuar ulje, pasi masat e marra anti-Covid kanë dhënë rezultat.

Filipçe në lidhje me vaksinimin, deklaroi se ky proces është duke shkuar mirë dhe se deri tani janë vaksinuar afër 30 mijë qytetarë.

“Këtu në sallën “Boris Trajkovski” sot përfundon vaksinimi i grupeve kritike dhe prej nesër vazhdon vaksinimi i personave të tjerë. Deri më tani janë paraqitur afro 140 mijë persona për vaksinim në faqen e internetit vakcinacija.mk”. Nga kompania Pfizer përmes marrëveshjes sonë të drejtpërdrejtë me datë 19 dhe 26 prill do të vijnë nga 10 mijë doza. Kisha takim me ambasadorin e Kinës, kemi informacione që pjesa administrative atje është përshpejtuar. Presim informacione nga Ambasada e Rusisë për doza shtesë të vaksinës Sputnik”, deklaroi Filipçe. /SHENJA/