` . Filipçe: Katër pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë - TV-SHENJA

Filipçe: Katër pacientë me koronavirus janë në gjendje të rëndë

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe ka informuar sot për dy personat që kanë humbur sot si pasoj e infektimit nga koronavirusi. Njëri është nga Kumanova ndërsa tjetri nga Dibra.

“Në Klinikën në këtë moment janë 54 pacientë, katër në gjendje kritike, ndërsa 20 kanë nevojë edhe oksigjen, tjerët janë me fotografi të lehtë. Në 24 orët e kaluar ka 4 raste të reja, janë bërë gjithsej 382 testime”, tha Filipçe, raporton SHENJA.

Numri i përgjithshëm është 392, ndërsa Shkupi ka më shumë të infektuar.

Numri i përgjithshëm i testimeve të bërë është 3518 testime.

Në Kozle do të ndalojë me punë,  dy nga të diagnostiifkuar janë dërguar në Klinikën infektive.