` . Filipçe: Herët është të thuhet se është gjendja dramatike në Kumanovë, po e ndjekim situatën - TV-SHENJA

Filipçe: Herët është të thuhet se është gjendja dramatike në Kumanovë, po e ndjekim situatën

Në lidhje me rritjen e numrit të të infektuarve nga koronavirus në Kumanovë, ministri Filipçe tha se është punuar në mënyrë intensive janë marrë shumë materiale.

“Është herët të thuhet se nëse është kjo dramatike. Jemi të vetëdijshëm për kërkesat ne vendimet  i sjellim në bazë të rekomandimeve të epidemiologëve, në bazë të detektimit raste deri në atë moment, se çfarë është relacioni i tyre me personat e infektuar. Jemi duke e ndjekur situatën me shumë vëmendje”, tha Filipçe, përcjell SHENJA.

Ndryshe sot në Kumanovë numri i të infektuarve të rri është rritur për 19 raste.