` . Filipçe: 414 raste të importuara, më tepër nga Shqipëria dhe Serbia - TV SHENJA

Filipçe: 414 raste të importuara, më tepër nga Shqipëria dhe Serbia

Analiza e shpërndarjes së rasteve të konfirmuara në vend, sipas mënyrës së infektimit, tregon se pjesa më e madhe e të infektuarve janë nëpërmjet infeksionit lokal, ndërsa pas hapjes së kufijve ka gjithsej 414 raste “të importuara”, tha Filipçe, përcjell SHENJA.

“Më tepër raste të importuara ka nga Shqipëria-79, Serbia-74, Gjermania-41, Kosova-24, Bullgaria-22, Turqia-20, Greqia-18, Austri-15”, ka bërë të dituar Filipçe.