“FIFA The Best 2021” , për të dytin vit radhazi, triumfon Lewandowski

“FIFA The Best 2021” , për të dytin vit radhazi, triumfon Lewandowski

“FIFA The Best 2021” shpalli më të mirët e vitit të kaluar në futboll. Robert Lewandowski, sulmuesi polak i Bayernit të Mynihut u zgjodh më i miri, duke mposhtur në këtë garë dy finalistët e tjerë, Lionel Messin dhe egjiptianin Mohamet Salah. Një “hakmarrje” e vogël e Lewas ndaj “Pleshtit”, që u shpall fitues i Topit të Artë në dhjetor. Është viti i dytë radhazi që Lewandowski e fiton këtë çmim prestigjioz individual, që jepet nga FIFA. Çmimin e trajnerit më të mirë të vitit 2021 e fitoi Thomas Thuchel, i cili drejtoi Chelsea-n drejt suksesit në Champions League, duke mposhtur konkurrencën e Pep Guardiolës dhe Roberto Mancinit. Kishte një çmim special edhe për Cristiano Ronaldon, për faktin që është makineri golash. Gjithashtu u shpall edhe formacioni më i mirë i vitit, ku bie në sy rreshtimi i katër sulmuesve.

Çmimin “Puskas”, për golin më të bukur të vitit 2021 e fitoi Erik Lamela. Argjentinasi u vlerësua për golin e shënuar me finte në derbin e Londrës Veriore, Tottnahm – Arnsenal. Argjentinasi mposhti konkurrencën e Mehdi Taremit të Portës dhe të Patrick Schick që e realizoi në europian. Në kategorinë e femrave, çmimin e lojtares më të mirë e fitoi futbollistja e Barcelonës, Alexia Putellas.