FFM: Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave në aksidentin tragjik

FFM: Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave në aksidentin tragjik

Aksidenti tragjik në Bullgari me autobusin me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut në të cilin humbën jetën 46 persona ka tronditur të gjithë vendin. Të prekur nga ky rast janë shprehur edhe nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, të cilët shprehin ngushëllime të sinqerta për familjarët e viktimave, ndërsa të lënduarve ju dëshirojnë shërim sa më të shpejtë.

Kumtesa e plotë e FFM-së:

Një tragjedi e madhe e ka tronditur vendin e Maqedonisë.

Në aksident rrugor humbën jetën shumë bashkëqytetar tanë. Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe familja e futbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe miqt e njerëzve që humben jetën në mënyrë tragjike.

Lavdi atyre!

Familjeve të viktimave ju shprehim ngushëllimet më të përzemërta, ndërsa të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë.Federata e Futbollit të Maqedonisë