FFM merr vendimin përfundimtar, dënon Shkupin me gjashtë ndeshje jashtë Çairit!

FFM merr vendimin përfundimtar, dënon Shkupin me gjashtë ndeshje jashtë Çairit!

Komisioni Disiplinor i Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka sjellur vendim përfundimtar për incidentet e ndodhura në ndeshjen e Kupës ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës.

Kampionët e vendit do të luajnë gjashtë ndeshje, 100 kilometra largë stadiumit të Çairit. Bardheblutë kanë luajtur tashmë një ndeshje në stadiumin e Kërçovës, ku morën fitore 3:1 ndaj Skopjes.

Takimin e radhës, Shkupi do ta luajë me Bregallnicën këtë fundjavë sërish në Kërçovë në kuadër të xhiros së 17-të.