FFM konfirmon gabimin e Stavrevit, nuk kishte penallti për Shkupin

FFM konfirmon gabimin e Stavrevit, nuk kishte penallti për Shkupin

Komisioni i Arbitrave pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka bërë analizën për ndeshjet e xhiros së 11-të në Ligën e Parë. Një ndër arbitrat më të mirë në futbollin vendor, që mban edhe stemën e FIFA-s, Aleksandar Stavrev, ka rezultuar se ka akorduar penalti inekzistente për Shkupin në duelin me Struga Trim Lum.

Kështu ka konkluduar edhe vetë Komisioni i Arbitrave, sipas të cilit, Stavrev do të duhej të që tregoj goditje dënimi në favor të portierit të Struga Trim Lum, Vedran Qoshevski, pasi i njëjti kishte arritur i pari deri tek topi, duke e pastruar rrezikun para portës së tij dhe para sulmuesit vendas, Sandej Adetunxhi.

Kjo penalti ishte edhe vendimtare për rezultatin e kësaj sfide, pasi Shkupi fitoi Strugën me rezultat 1:0, falë golit të Alvarezit të shënuar nga pika e bardhë.