FFM e konfirmon: Maqedonia e Veriut përballet me Azerbejxhanin në nëntor

FFM e konfirmon: Maqedonia e Veriut përballet me Azerbejxhanin në nëntor

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar ndeshjen e dytë kontrolluese për muajin nëntor të përfaqësueses A të vendit. Më 20 nëntor përfaqësuesja e Azerbajxhanit do të jetë mysafire në arenën “Todor Proeski”, përderisa tri ditë më herët, Maqedonia e Veriut do ti matë forcat me Finlandën gjithashtu në Shkup.
Përfaqësuesja e vendit është përballur edhe në të kaluarën më të njejtit kundërshtarë. Në mars të vitit 2018 në Belek Turqisë, Maqedonia luajti 1:1 kundër Azerbejxhanit, ndërsa ndeshjen ndaj Finlandës e mbylli me barazim pa gola.