Festoi datëlindjen e 37, Modric tregon sekretin e formës: Talenti pa punë është zero!

Festoi datëlindjen e 37, Modric tregon sekretin e formës: Talenti pa punë është zero!

Luka Modric festoi të premten datëlindjen e 37 teksa kroati vijon të ruajë një nivel të lartë në fushë ndërsa ende është busulla e Real Madrid në mesfushë. Pasime të sakta, vertikalizime, asist dhe gola. Trajneri Carlo Ancelotti nuk mund ta mendojë 11-tëshen titullare pa Modric të përfshirë, por cili është sekreti që e bën lojtarin të ruajë një nivel të tillë? Modric tenton t’i përgjigjet edhe pse për të është shumë e thjeshtë. Kroati thekson se ai jeton për futbollin dhe mendon për të në 24 orë të ditës.

“Cili është sekreti pas formës time? Është një pyetje të cilën e kam pak të vështirë ta shpjegoj për të tjerët, edhe pse për mua personalisht është e thjeshtë. Unë mendoj për futbollin 24 orë në ditë dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme. E dua shumë atë që bëj dhe po e shijoj profesionin tim si kurrë më parë sepse e di që jam në një moshë të vështirë për një futbollist. Ndoshta, prandaj jam i motivuar sepse nuk e di për sa do të zgjasë ky nivel në këtë klub që kërkon gjithnjë maksimumin.

Mundohem t’i shijoj stërvitjet dhe ndeshjet dhe e gjithë kjo të ndihmon të ndihesh mirë. I jam mirënjohës Zotit për talentin që më ka falur, por më pas duhet punuar çdo ditë dhe duhet t’i dedikohesh shumë profesionit. Talenti pa punë është asgjë, duhet shumë punë për të qenë i suksesshëm. Tani unë vij në stërvitjen e Realit shumë më herët se orari dhe konsumoj mëngjesin, më pas konsultohem me fizioterapistët për të dalë në stërvitje pas një nxjehje të lehtë. Më pas shkoj në shtëpi dhe kaloj kohën me familjen time, kjo është rutina ime e përditshme. Pak e mërzitshme apo jo?”, u shpreh Modric.