Festa e Kurban Bajramit e shtunë, ditë jopune për myslimanët në Maqedoninë e Veriut

Festa e Kurban Bajramit e shtunë, ditë jopune për myslimanët në Maqedoninë e Veriut

Dita e parë e Kurban Bajramit, 9 korriku (e shtunë), është ditë jopune për qytetarët e besimit mysliman në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët e fesë myslimane në Republikën e Maqedonisë së Veriut për festën e Kurban Bajramit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.