` . FC Shkupi prezanton Ilirid Ademin - TV SHENJA

FC Shkupi prezanton Ilirid Ademin

FC Shkupi gjatë ditës së sotme ka prezantuar sulmuesin me origjinë nga Gostivari, Ilirid Ademi, i cili te skuadra nga Çairi vjen nga radhët e ekipit të Renovës.

Sulmuesi Ademi edhe pse kishte oferta të shumta, ai zgjodhi që të vesh fanellën e FC Shkupit, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

“Është një nder për mua dhe ëndërr e realizuar, pasi që te Shkupi erdha për shkak traditës dhe tifozëve që ka ky ekip. Vërtetë ndjehem i lumtur që do jem pjesë e kësaj skuadre, ndërsa “Shvercerave” u premtoj se së bashku do festojmë shumë gola dhe suksese. Shpresoj që të kem paraqitje të mira edhe në arenën evropiane, ku pretendojmë të paktën të kalojmë xhiron e parë në eliminatoret e Ligës së  Europës”, është shprehur Ademi për faqen zyrtare të klubit.

Ademi përveç me Renovën, gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Makedonija GJ.P dhe Gostivarin.