FC Shkupi nis përgatitjet, Enes Azizi përforcimi parë

FC Shkupi nis përgatitjet, Enes Azizi përforcimi parë

FC Shkupi i ka dhënë fund pushimit dimëror, duke nisur sot me përgatitjet për gjysmësezonin pranveror në kampionatin e futbollit vendor. Skuadra e Shkupit kishte grumbullimin e parë në Çair, ndërsa u nisën për në qytetin e Dojranit ku do të zhvillojnë fazën e parë të përgatitjeve. Skuadra e Shkupit më 17 janar do të udhëtojë drejt Antalias. “Bardhekaltërit” në tokën turke do të qëndrojë për afër 20 ditë dhe përveç përgatitjeve gjatë kësaj periudhe do të zhvillojnë edhe disa ndeshje kontrolluese.

Përveç shënimit të startit të përgatitjeve, FC Shkupi zyrtarizoi edhe përforcimin e parë në këtë merkato dimërore. Enes Azizi u prezantua nga ana e drejtuesve shkupjan, me çka palët firmosën kontratë 1 vjeçare. Azizi posedon dy shtetësi, të Maqedonisë dhe Zvicrës dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur për shumë klube, ndërsa vlenë të përmendet se ishte pjesë e gjigandëve francez, PSZH, ku për një vit luajti për kategorinë U19. Portieri shqiptarë ka qenë pjesë edhe e Rexhinës së Italisë dhe Dardanias së Lozanës, përderisa në Maqedoni ka lujtur për Shkëndijën. Azizi ishte i përfshirë në grumbullimin e parë të trajnerit Umit Karan dhe së bashku me ekipin udhëtoi drejt Dojranit.

Ndërkohë përveç Shkupit, me fazën përgatitore kanë nisur edhe Vardari dhe Rabotniçki. Nënkampionët grumbullimin e kishin nga ora 12:00 në bazën stërvitore në Hipodrum, ndërsa nga ora 13:00 në Parkun e Qytetit, trajneri Zhikica Tasevski realizoi takimin e parë me futbollistët e Rabotniçkit, me “romantikët” që prezantuan edhe blerjet e tyre të reja si Dejan Bllazhevski, Nikollaj Dilgerov, Emil Vijaçki dhe Zhuninjo Kabral.

Kujtojmë që Makedonija Gjorçe Petrovi ka përcaktuar ditën e nesërme për të filluar me përgatitje, ndërsa të gjitha katër skuadrat shkupjane fazën kryesore të përgatitjeve do ta zhvillojnë në Antalia të Turqisë. Gjysmësezoni pranveror në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë do të nis me 17 shkurt. Aziz Sahiti /SHENJA/