FC SHKUPI NDAHET ME IMERIN, RADESKIN DHE STOILOVIN

FC SHKUPI NDAHET ME IMERIN, RADESKIN DHE STOILOVIN

Omar Imeri, Marjan Radeski dhe Gjorgji Stoilov nuk do të jenë më pjesë e FC Shkupit. Ndërperja e bashkëpunimit me futbollistët në fjalë është komunikuar nga faqja zyrtare e kampionëve te vendit, ku mes tjerash futbollistët falënderohen për kontributin e dhënë në fanellën e Shkupit. Omar Imeri kthehet në Turqi te Bodrumspor, pasi erdhi te Shkupi gjashtë muajt e fundit në formë huazimi. Ndërkohë Radeski e Stoilov sipas njoftimit të klubit, kanë gjetur akord për ndarje të rrugëve me drejtuesit e Shkupit.