FC Shkupi firmos me mesfushorin brazilian

FC Shkupi firmos me mesfushorin brazilian

FC Shkupi vazhdon të jetë aktiv në merkato. Skuadra bardhekaltër sot ka komunikuar afrimin e brazilianit Kueven da Silva Inasio. 23 vjeçari vjen nga radhët e skuadrës së Atletiko Monte Azul, teksa me Shkupin ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare. Inasio pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka zhvilluar në Brazil, ndërsa gjatë viteve 2017-2019, i njëjti kishte provuar veten në futbollin grek, te skuadra e Kerkyra, duke luajtur fillimisht me ekipin e të rinjve të kësaj skuadre, e më pas të debutoj edhe me ekipin e parë. Inasio bëhet kështu përforcimi i katërt i FC Shkupit në këtë afat kalimtar, pas Azer Omeragiç, Patrik Mensah dhe Besnik Feratit, të cilët të shtunën bashkë me pjesën tjetër të skuadrës do të udhëtojnë për në Antalia të Turqisë, ku do të zhvillojnë fazën kryesore të përgatitjeve.