` . Fauci i kundërpërgjigjet Trumpit me një frazë nga filmi “Kumbari” - TV SHENJA

Fauci i kundërpërgjigjet Trumpit me një frazë nga filmi “Kumbari”

Infektologu i njohur amerikan, Dr. Anthony Fauci, iu është kundërpërgjigjur akuzave dhe ofendimeve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke thënë se i intereson vetëm shëndeti i banorëve të vendit të tij dhe karriera.

Trump, që gjatë së hënës e kishte quajtur idiot Faucin, ky i fundit për KNX Radio, duke cituar “Kumbari”, ka thënë se përpos punës, gjërat e tjera janë thjesht biznes.

“Unë përqendrohem totalisht te shëndeti dhe mirëqenia e njerëzve të vendit tim. Jam përkushtuar në këtë gjë përgjatë 50 viteve të karrierës sime. Vetëm kjo gjë më intereson. Gjërat e tjera janë si tek filmi ‘Kumbari’: ‘asgjë personale, thjesht biznes’. Unë dua vetëm të bëj punën time dhe të kujdesem për popullin. Kaq dua unë”, është shprehur Fauci.

Presidenti Trump kishte thënë se njerëzit janë lodhur me koronavirusin dhe deklarimet e Faucitit dhe njerëzve të tjerë.

“Njerëzit janë lodhur me koronavirusin, po thonë varja, na lini rehat. U ka ardhur në majë të hundës me Faucin dhe idiotët e tjerë. Fauci është njeri i mirë, por është katastrofë që ka 500 vjet nëpër këmbë”, mësohet të ketë thënë Trump.