FATJON JUSUFI PREZANTOHET TE PARTIZANI

FATJON JUSUFI PREZANTOHET TE PARTIZANI

Fatjon Jusufi është prezantuar sot te skuadra e Partizanit të Tiranës. Me mbylljen e gjysmësezonit vjeshtor, Jusufi u largua nga Renova, ndërsa sot edhe zyrtarisht ka firmosur kontratë 2 vjeçare me drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër me Partizanin. Për Jusufin kjo është eksperianca e parë jasht vendit, ndërsa te Partizani do të gjejë shqiptarin tjetër nga Shkupi, Jasir Asanin. 23 vjeçari është prezantuar nga ana e Partizanit dhe iu është bashkuar skuadrës për të nisur përgatitjet në Antalia të Turqisë.