FATJON JUSUFI BASHKOHET ME STRUGA TRIM&LUM

FATJON JUSUFI BASHKOHET ME STRUGA TRIM&LUM
Skuadra e Stugës përforcon radhët e saj me një angazhim të rëndësishëm në fazën sulmuese. Fatjon Jusufi është prezantuar sot si aktivizim i Struga Trim&Lumit, pasi palët kanë zyrtarizuar marrëveshjen e bashkëpunimit për periudhën që pason.
Jusufi shkon te Struga nga rradhët e Renovës, pasi këta të fundit lëshuan gjithë formacionin dhe sipas informacioneve ende të pa konfirmuara publikisht nga xhepçshtasit, ata nuk planifikojnë të garojnë në të ardhmen me ekipin senior.
Si pasojë lojtarët kërkojnë zgjidhje për karrierat e tyre dhe si pasojë vjen ky transferim i Jusufit të Struga.
Bëhet fjalë për futbollist 26 vjeçarë që luan në të tre pozitat e sulmit, ndërsa përveç Renovës ka qenë pjesë edhe e Shkupit, Partizanit të Tiranës dhe Shirakut në Armeni.